Shokuese, burri tërheq zvarrë në asfalt gruan dhe i jep makinës

  • 05 October 2019 - 13:17
Shokuese, burri tërheq zvarrë në asfalt gruan dhe i jep makinës

Një ngjarje e rëndë është filmuar në Angli, teksa një burrë tërhiqte prej flokësh nga makina gruan e tij pranë një pike karburanti.

Në fotot e plublikuara shihet se si shoferi i automjetit tip “Toyota Aygo” e ka kapur gruan për flokësh dhe vazhdon t’i japë makinës.

Fotot janë bërë nga një kalimtar i rastit, të cilat tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit.

Ndërkohë që gruaja tërhiqet për flokësh, një qytetar i bën thirrje shoferit që ta lëshojë pasi ka lajmëruar edhe policinë, ndërsa zonja bërtiste “më lësho, të lutem më lësho”.

Ajo arrin më në fund që të shpëtojë nga ‘kthetrat’ e shoferit dhe shkon tek stafi i pikës së karburantit për të kërkuar ndihmë.

Sipas raportimeve, gruaja shpëtoi pa dëmtime serioze ndërsa policia në Lancashire po heton më tej për zbardhjen e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)