PZAP dënon PDK’në pas ankesës së LDK’së dhe KDI’së

  • 05 October 2019 - 14:11
PZAP dënon PDK’në pas ankesës së LDK’së dhe KDI’së

Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me një gjobë prej 2 mijë e 900 eurove nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pasi që një kandidat i partisë që udhëhiqet nga Kadri Veseli, Novitet Nezaj, kishte vendosur posterë të tij mbi rrugë publike në fshatin Gjonaj të Hasit.

Një gjë e tillë është e ndaluar sipas Ligjit për Zgjedhjet, Neni 33, pika b, në të cilin specifikohet qartë që një gjë e tillë është e ndaluar.

Ky vendim i PZAP-së kundrejt PDK’së ka ardhur pas ankesës së bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti Demokratik i Kosovës.

Gjobën prej afro 3 mijë eurove partia e Veselit duhet që ta paguajë në një afat prej 15 ditësh.

Image

(Kosova Sot Online)