KQZ: Disa vendvotime janë hapur me vonesë

  • 06 October 2019 - 08:28
KQZ: Disa vendvotime janë hapur me vonesë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencë për media ka theksuar se procesi i zgjedhjeve ka filluar me rregull, në përjashtim të disa vendvotimeve të vogla.

Ai raporton se gjithçka ka shkuar mirë deri më tani dhe nuk ka pasur incidente të cilat kanë mundur të shkaktojnë probleme në votime.

“KQZ njofton se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohën e paraparë, përjashtim disa raste të vendvotimeve të vogla. Procesi zgjedhor ka filluar pa ndonjë problem. KQZ fton të gjithë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, theksoi Elezi.

(Kosova Sot Online)