Paralajmëron Prokuroria, kjo i gjen ata që i keqpërdorin votat 

  • 06 October 2019 - 09:13
Paralajmëron Prokuroria, kjo i gjen ata që i keqpërdorin votat 

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka treguar për dënimet që do të shqiptohen në rast të keqpërdorimit të votave.

Në një lidhje direkte për media  Shala ka thënë se Prokuroria e Prizrenit ka angazhuar nëntë prokuror që ta mbikqyrin procesin zgjedhor në këtë rajon.

Shala ka thënë se ata që bëjnë keqpërdorime në këto zgjedhje, do të kenë probleme në punësim e zhvillim të karrierës dhe se mund të dënohen deri me 5 vjet burgim efektiv.

“Ata që bien ndesh me Kodin Penal do të ndëshkohen. Do të kenë probleme në punësim dhe zhvilim të karrieres. Dënimet variojnë deri në 5 vjet burgim. Qytetarët duhet të kenë kujdes, ndryshe do të kenë dënime të ashpra”, ka thënë Shala për media.

(Kosova Sot Online)