Prokuroria e Shtetit: Rreth 100 prokurorë janë në mbrojtje të votës

  • 06 October 2019 - 09:34
Prokuroria e Shtetit: Rreth 100 prokurorë janë në mbrojtje të votës

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se janë duke e përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria e Shtetit ka bërë me dije se në nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

“Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

(Kosova Sot Online )