Katër persona të pastrehë rrihen për vdekje në Nju Jork

  • 06 October 2019 - 09:47
Katër persona të pastrehë rrihen për vdekje në Nju Jork

Katër persona, të cilët mendohet se kanë qenë të pastrehë, janë rrahur për vdekje në Nju Jork brenda një nate, ndërsa një person është lënduar rëndë. Lajmin e bëri të ditur policia e qytetit.

Vrasësi i dyshuar është arrestuar nga policia në kohën kur sulmi ishte duke u kryer dhe policia ia ka konfiskuar atij një objekt të gjatë të metaltë, për të cilin dyshohet se është përdorur në krim.

Të gjitha viktimat kanë vdekur për shkak të traumës në kokë dhe duket se kanë qenë në gjumë në kohën kur janë sulmuar. Viktimat janë sulmuar në tri lokacione të ndryshme në Manhattan.

Policia ende është duke i hetuar motivet e mundshme të sulmit dhe nuk i ka publikuar emrat e viktimave.

Një burrë që i mbijetoi sulmit ishte i dyti që u sulmua, ndërsa tre të tjerët ishin sulmuar në një rrugë tjetër.

Autoritetet kanë njoftuar se edhe sulmuesi i dyshuar është i pastrehë dhe nuk besohet se i ka zgjedhur viktimat e tij në bazë të racës, moshës apo në bazë të ndonjë kategorie tjetër, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online )