Cakaj voton në Prishtinë: Fatet e Shqipërisë dhe Kosovës të pandashme!

  • 06 October 2019 - 10:10
Cakaj voton në Prishtinë: Fatet e Shqipërisë dhe Kosovës të pandashme!

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka votuar sot në Prishtinë. Zoti Cakaj i cili ka nënshtetësi të dyfishtë, kosovare dhe shqiptare, tha se “…jam një qytetar aktiv i cili beson që fati këtyre dy vendeve është i pandashëm”.



Zoti Caka vlerësoi se “Kosova ka ndërtuar një traditë të zgjedhjeve të lira e demokratike dhe kjo është për t’u vlerësuar sepse shërben si shembull në rajon” . Ndërkaq ai u shpreh se “Kosova po ballafaqohet me dy grupime sfidash në periudhat që po vijnë, konsolodimin e shtetit të së drejtës dhe ekonomisë, si dhe nga ana tjetër konsolidimin e shtetit në arenën ndërkombëtare”.

(Kosova Sot Online)