Kryeprokurori i Ferizajt: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndonjë parregullsi

  • 06 October 2019 - 10:31
Kryeprokurori i Ferizajt: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndonjë parregullsi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka treguar se si po shkon procesi zgjedhor në këtë rajon.

Jashari ka thënë se deri tash procesi zgjedhor është duke u zhvilluar pa ndonjë parregullsi.

Kryeprokurori Jashari ka treguar se ata kanë angazhuar 10 prokurorë, të cilët janë duke i mbikqyrur qendrat e votimit.

“Ne kemi angazhuar 10 prokurorë. Sipas informacioneve të tyre, gjithçka është duke shkuar me rregull. Ata kanë realizuar vizita edhe në Shtërpcë e Han të Elezit. Sipas informacioneve nga prokurori kujdestar, edhe votimi në Shtërpcë po realizohet pa ndonjë problem. Jemi të mobilizuar që procesi zgjedhor të shkojë në rregull. Prokuroria së bashku me Policinë janë në komuna dhe në qendra të caktuara duke e përcjellë procesin”, ka thënë Jashari.

(Kosova Sot Online )