Voton Isa Mustafa

  • 06 October 2019 - 11:14
Voton Isa Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka votuar pak minuta më parë së bashku me bashkëshorten e tij.

Pas votimit Mustafa para mediave, i ka ftuar qytetarët që të dalin sa më shumë në votime.

“Kam besim te qytetarët. Unë do t’i ftoja qytetarët të marrin pjesë masovikisht, në mënyrë që të shprehet vullneti i tyre me numër më të madh”, ka thënë ai, derisa, ka shtuar se edhe në fushatë ka pasur më shumë njerëz, e për këtë shpreson se do të ketë më shumë votues.

“Gjatë fushatës ka pas njerëz më shumë prezent, dhe konsideroj që do të kemi më shumë votues, që për herë të parë do të votojnë. Shpresoj dhe besoj që të dalin më shumë se herat tjera. Nuk kam vrejtë ndonjë parregullsi të madhe, e kam përjcellë prej mëngjesit, nëse ka dicka ne do të dalim, është me rëndësi që të ketë një proces rregull”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)