Parregullsi në Prizren: Policia arreston një person

  • 06 October 2019 - 11:19
Parregullsi në Prizren: Policia arreston një person

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Qytetarët sot do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheqësin e Qeverisë. Në një qendër të votimit në Prizren ka pasur parregullsi, ku një qytetar është shoqëruar në polici.

Rastin për medie e ka konfirmuar zëdhënësi I policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Është raportuar rasti, janë duke u ndërmarrë të gjitha vendimet konform zbatimit të ligjit edhe në bashkëpunim me Prokurorin”, ka thënë Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se I dyshuari është dërguar në sektorin e Hetimeve Rajonale.

“Kemi një të dyshuar, është dërguar në sektorin e Hetimeve Rajonale nën dyshimin e cenimit të fshehtësisë së votës. Ky deri më tani është rasti i parë i raportuar”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)