Një qytetar nga Rahoveci dërgohet në stacion policor, dyshohet për fotografim të votës

  • 06 October 2019 - 11:25
Një qytetar nga Rahoveci dërgohet në stacion policor, dyshohet për fotografim të votës

Në një qendër të votimit në Rahovec ka pasur dyshime se një votues e ka fotografuar votën.

Menjëherë pas këtyre informacioneve në vendin e ngjarjes ka dalë hetuesi rajonal së bashku me prokurorin e shtetit..

Një gjë të tillë e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Ajo ka thënë se personi në fjalë është duke u intervistuar në stacionin policor në Rahovec.

 “Ju njoftoj se policia ka marr informacion se dyshohej se në një nga qendrat e votimit në Rahovec një votues ka fotografuar votën e tij. Hetuesit Rajonal së bashku me prokurorin e shtetit kanë shkuar menjëherë në atë lokacion. Personi në fjalë është duke u intervistuar në stacionin policor në Rahovec”, ka thënë zëdhënësja e Policisë .

(Kosova Sot Online )