Denoncohet se në një fshat të Drenicës po manipulohet vota

  • 06 October 2019 - 11:40
Denoncohet se në një fshat të Drenicës po manipulohet vota

Kandidati i PDK-së, për deputet, Blerim Latifi i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit, kjo pasi që sipas tij disa persona janë duke ushtruar presion mbi votuesit.

Latifi ka shkruar përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se kjo po ndodh në Prekaz të Epërm.

“Thirrje prokurorisë Kosovës. Në Prekaz të Epërm nga disa banditë është duke u ushtruar presion kriminal mbi votuesit për ta deviju vullnetin e lirë të qytetarëve. Therras prokurorinë e shtetit të veproj”, ka shkruar Latifi.

 

 

Thirrje prokurorisë Kosovës. Në Prekaz të Epërm, nga disa banditë, është duke u ushtruar presion kriminal mbi votuesit për ta deviju vullnetin e lirë të qytetarëve. Therras prokurorinë e shtetit të veproj.

Posted by Blerim Latifi on Sunday, October 6, 2019



(Kosova Sot Online)