Policia interviston dy persona në Drenas për prishje të rendit dhe qetësisë publike

  • 06 October 2019 - 12:34
Policia interviston dy persona në Drenas për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona në fshatin Fushticë të Drenasit për “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt. “Rreth ores 07:00, është raportu për një rast i cili ka ndodh në fshatin Fushticë të Drenasit, ku dyshohet se janë përfshirë dy persona. Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë intervistuar, dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, përderisa rasti është iniciuar “Prishje e rendit dhe qetësisë Publike”, i cili nuk ndërlidhet me zgjedhjet”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online )