52 aksidente për 24 orë, 3 me fatalitet

  • 06 October 2019 - 13:33
52 aksidente për 24 orë, 3 me fatalitet

Vetëm gjatë ditës së shtunë në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 52 aksidente trafiku. Sipas statistikave të publikuara nga Policia e Kosovës nga 52 aksidente, 3 ishin me fatalitet, 28 prej tyre me të lënduar, ndërsa 24 vetëm më dëme materiale.

Sa i përket shkeljeve të rregullave të komunikacionit policia ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 997 tiketa dënimi.

E për vepra të ndryshme penale gjatë ditës së shtunë policia ka arrestuar 12 persona. 4 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)