Katër raste arrestimi për fotografim të votës, ja në cilin qytet

  • 06 October 2019 - 13:42
Katër raste arrestimi për fotografim të votës, ja në cilin qytet

Katër persona janë ndaluar në stacionin policor në Prizren, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë për keqpërdorimin e votës, saktësisht fotografimin e saj. Lajmin e ka konfirmuar për medie, zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi,

“Mund të ju konfirmojë se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë kemi ndaluar katër persona të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur votën”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

E sipas gazetarëve të medie personat e arrestuar për keqpërdorim të votës në shkollën “Abdyl Frashëri” dhe një në “Mustafa Bakia” të Prizrenit.

Në këto momente hetuesit janë duke i intervistuar të dyshuarit dhe se me urdhër te prokurorit do të ndalohen për procedura të mëtutjeshme.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet më pas edhe qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë, me përjashtim të disa qendrave të vogla që ka pasur vonesa të vogla.

(Kosova Sot Online)