Tragjike në familjen shqiptare/ Prindërit e gjejnë djalin 24-vjeç të vdekur në dhomë: E kaloi natën me shokët, e lamë të flinte. Kur shkuam ta shihnim…

  • 06 October 2019 - 13:49
Tragjike në familjen shqiptare/ Prindërit e gjejnë djalin 24-vjeç të vdekur në dhomë: E kaloi natën me shokët, e lamë të flinte. Kur shkuam ta shihnim…

Nje ngjarje e rende per nje familje shqiptare ne Itali. Prinderit kane gjetur te vdekur ne dhome djalin e tyre vetem 24-vjecar. Mediat italiane shkruajne se prinderit gjeten te pajete ne dhome djalin e tyre Aldi Cala.

Sic kane treguar ata per policine, djali e kishte kaluar mbremjen me shoket dhe ishte kthyer vone. Keshtu qe ata vendosen te mos e bezdisin dhe ta linin te flinte deri vone. Por, kur kane pare se ai nuk po dilte nga dhoma, edhe nderkohe qe kishte kaluar shume kohe e ishte bere pasdite, hyne ne dhome ta shihnin.

Ata e thirrën, pastaj iu afruan shtratit. Fatkeqësisht, i riu nuk u përgjigj. Zemra e tij kishte kohë që kishte ndaluar së rrahuri. Ata menjëherë dhane alarmin dhe kerkuan ndihme, moren 118 dhe menjehere ne vend mberriti ambulanca. Gjithcka ishte e kote, pasi mjeket vetem konfirmuan qe ai kishte nderruar jete.

Nuk dihen shkaqet, per te cilat pritet ekzaminimi mjeko-ligjor. Dyshimet e para jane per nje vdekje te natyrshme, pasi prinderit kane treguar se ai bente nje jete te rregullt, nuk pinte as alkool e as substanca te tjera. Megjithate priten te dhenat e autopsise.

(Kosova Sot Online)