‘Personi që u xhirua duke blerë vota, nuk është as anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje’

  • 06 October 2019 - 14:08
‘Personi që u xhirua duke blerë vota, nuk është as anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje’

Zëdhënësi për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka kundërshtuar raportimet se një person me emrin Qamil Rexhepi, është xhiruar duke blerë vota në Pozhoran.

Manxhuka ka thënë se ky është lajm i rremë dhe se Vetëvendosje, nuk ka kryetar të pikës në Pozhoran, e as anëtar me emrin Qamil Rexhepi.

Ai u ka bërë thirrje Policisë që ta sqarojë sa ëm parë këtë lajm, që sipas tij po përhapen nga subjektet politike.

 

 

Nje tjeter lajm i rreme ne media. Po thuhet se nje Qamil Rexhepi eshte kryetar i pikes se LV ne Pozharan, dhe eshte...

Posted by Arlind Manxhuka on Sunday, October 6, 2019

Nje tjeter lajm i rreme ne media. Po thuhet se nje Qamil Rexhepi eshte kryetar i pikes se LV ne Pozharan, dhe eshte arrestuar. Por ne nuk kemi asnje kryetar pike me emrin Qamil Rexhepi, madje asnje anetar me kete emer.

I bejme thirrje edhe policise te sqaroje sa me shpejt keto lajme te rrejshme qe po perhapen nga subjektet politike humbese ne media te ndryshme. Keto lajme synim kane te ndalin sadopak vershimin e votave per ndryshim. Por nuk do te munden.

(Kosova Sot Online)