Pejë: Vdes një person, u gjet i shtrirë afër një qendre të votimit

  • 06 October 2019 - 14:11
Pejë: Vdes një person, u gjet i shtrirë afër një qendre të votimit

Një person është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën Fillore ‘Xhamil Hada’, të Pejës. Ai është dërguar në spital nga ekipet emergjente mirëpo nuk ka rritur që të mbijetojë.

Lajmin për vdekjen e këtij personi, e ka konfirmuar për medie drejtori i spitalit, Skender Dreshaj.

“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë drejtori i spitalit të Pejës.

Përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar nuk ka arritur që të mbijetojë.

(Kosova Sot Online)