Këto janë të dhënat e KQZ’së për daljen e votuesve deri në ora 11:00

  • 06 October 2019 - 14:29
Këto janë të dhënat e KQZ’së për daljen e votuesve deri në ora 11:00

Rreth 190 mijë qytetarë nga i gjithë vendi u janë drejtuar kutive të votimit deri tash. Sipas statistikave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, komunat me dalje më të madhe të qytetarëve në votime janë Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Shtërpca e Mitrovica e Veriut. Ndërkohë, komunat me dalje më të vogël të qytetarëve në votime janë Dragashi dhe Hani i Elezit. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milionë e 937 mijë e 868 persona.

Prej më shumë 190 mijë qytetarëve me të drejtë vote në kryeqytet, vetëm 22 mijë prej tyre e kanë përfunduar procesin e votimit.

Të drejtën e votimit nuk e kanë shfrytëzuar ende as një numër i madh i banorëve të Prizrenit. Ndonëse të drejtë vote kanë rreth 174 mijë qytetarë atje, deri tash kanë votuar vetëm afër 15 mijë prizrenas.

Gjithë kjo në bazë të statistikave të publikuara në faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në bazë të këtyre statistikave, komunat me numër më të madh të votuesve janë ato që janë të banuara kryesisht me serbë. Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Shtërpca e Mitrovica e Veriut, janë komunat që deri tash kanë daljen më të madhe të qytetarëve në votime.

Disponim më pak për të votuar po del të ketë pasur në Dragash e Han të Elezit. Përqindja e votuesve në Dragash është vetëm 5 për qind.

Ndryshe, numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje është 1 milionë e 937 mijë e 868. Deri tash kanë votuar rreth 190 mijë qytetarë.

Këtë proces zgjedhor do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Në gjithë Kosovën janë hapur 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të kujdesen e Policia dhe Prokuroria e Shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja bashkëpunon përherë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. E këto subjekte politike janë shqiptare, serbe, boshnjake, turke gorane, ashkalinje, rome dhe egjiptiane.

Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike.

(Kosova Sot Online)