Kjo është Komuna që po thyen rekord me daljen në votime

  • 06 October 2019 - 15:28
Kjo është Komuna që po thyen rekord me daljen në votime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të saj ka publikuar shifrat për daljen në votime për secilën në Komunë të Republikës së Kosovës.

Të dhënat janë publikuar në Komisioni Qendror Zgjedhor, ndërsa sa i përket daljes në votime prijnë komunat me shumicë serbe.

Dalja më e madhe e votuesve deri në këto orë është në Shtërpcë, me 42.64% deri në ora 15:00.

Shtërpca deri më tani po thyen rekordet sa i përket daljes dhe është Komuna që ka pasur më së shumti votues që nga orët e para të mëngjesit.

(Kosova Sot Online)