Arrestohet një person në Viti, dyshohet për keqpërdorim të votës

  • 06 October 2019 - 15:33
Arrestohet një person në Viti, dyshohet për keqpërdorim të votës

Një person është arrestuar në Viti pasi dyshohet për keqpërdorim të votës. Rastin e ka konfirmuar policia

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Express se një person i dyshuar është arrestuar.

“Mund ta konfirmoj se një person është ndaluar, ndërkaq është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Prokuroria po merret me rastin”, ka thënë Hashani.

Të arrestuar gjatë ditës së sotme ka pasur edhe në qytetet tjera të Kosovës. Katër persona janë arrestuar në Prizren për fotografim të votës.

Për veprën e njëjtë ka pasur të arrestuar edhe në Prishtinë e Rahovec.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet më pas edhe qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë, me përjashtim të disa qendrave të vogla që ka pasur vonesa të vogla.

Deri më tani, në tërë Kosovën kanë dalë më shumë se 29 për qind të votuesve, ndërkaq janë mbi gjysmë milioni qytetarë të vendit të cilët e kanë kryer obligimin e tyre.

(Kosova Sot Online )