VV feston në Gjakovë, flasin Nagavci e Batusha

  • 06 October 2019 - 19:48
VV feston në Gjakovë, flasin Nagavci e Batusha

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar festën në Komunën e Gjakovës.

Kandidatja për deputete nga kjo parti, Arbërie Nagavci tha se rezultatet e para janë në favor të VV-së.

“Zgjedhjet kanë shkuar mbarë e mirë, presim që deri në fund të marrim rezultate që besojmë që do të jenë në favor të VV-së. Kemi marrë një përkrhaje të madhe dhe besojmë që kemi dalë të parët. Besojmë që në Gjakovë do të jemi të parët subjekt i parë”, tha ajo.

Edhe kandidati tjetër për deputet i VV-së, nga kjo komunë tha se besojnë se janë fitues në Gjakovë.

“Ne besojmë që jemi fitues edhe në Gjakovë, jemi në krye të detyrës për t’i ruajtur votat, menëjherë si ti kemi rezutlatet preliminare do të ju njoftojmë”, tha Agon Batusha.

(Kosova Sot Online)