6 mijë vota diferenca e Vetëvendosjes me LDK’në

  • 06 October 2019 - 23:14
6 mijë vota diferenca e Vetëvendosjes me LDK’në

Janë numëruar 78.41 për qind e votave, ndërsa Vetëvendosje po e rrit dallimin ndaj LDK’së.

Nga 628.651 vota të numëruara, VV’ja ka epërsi ndaj LDK’së me 6 mijë vota.

VV’ja po prin me 26.10 për qind, që në numër të votave i bie 164.103, ndërsa LDK është e dyta me 25.15 për qind, apo 158.087 vota.

Subjekti i tretë është PDK’ja me 21.18 për qind, ndërsa kreu i saj, Kadri Veseli e ka pranuar humbjen.

Koalicioni AAK-PSD i ka 11.61 për qind të votave, ndërsa koalicioni Nisma – AKR ka 5.07 për qind.

(Kosova Sot Online)