Pas numërimit të 95 për qind e votave, kjo është diferenca e VV-së ndaj LDK’së

  • 07 October 2019 - 01:25
Pas numërimit të 95 për qind e votave, kjo është diferenca e VV-së ndaj LDK’së

Janë numëruar 95 për qind e votave, ndërsa më poshtë ju sjellim rezultatet preliminare të publikuara së fundmi nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 25.79 për qind, që i bie 193.689 për qind të votave.

Menjëherë pas VV’së është Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.99 për qind ose 187.749 vota.

E treta është PDK’ja me 21.28 për qind të votave, ndërsa koalicioni AAK-PSD ka fituar 11.56 për qind të votave.

Koalicioni Nisma – AKR ka 4.94 për qind, duke rrezikuar kalimin e pragut për të hyrë në Kuvend, e që është 5 për qind.

Deri tash janë numëruar 780363 vota, ndërsa sot kanë dalë për të votuar mbi 850 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Nga ana tjetër Lista Srpska ka fituar në 10 komuna me shumicë serbe, duke fituar 6.32 për qind të votave të përgjithshme.

(Kosova Sot Online)