LVV fiton bindshëm në Gjilan dhe Ferizaj

  • 07 October 2019 - 01:31
LVV fiton bindshëm në Gjilan dhe Ferizaj

Deri më tani janë numëruar 44.481 fletëvotime në komunën e Gjilanit.

Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në këtë komunë me 17.755 vota. LDk është e dyta në këtë komunë me 12.000 vota ndërsa PDK ka 8.068 vota. Koalicioni AAK-Psd ka 3.167 vota gjithsej deri më tani. Gjithsej janë numëruar 98.45% e votave në këtë komunë.

Ndërkohë në qytetin e Ferizajit janë numëruar 48.632 vota deri më tani.

Lëvizja Vetëvendosje ka 16.682 vota. Ndërkohë garë e fortë po bëhet për vendin e dytë në këtë komunë. PDK ka marrë 12.374 vota ndërsa LDK ka 12.085 vota. Koalicioni AAK-PSD ka 3204 vota. në Ferizaj janë numëruar mbi 97% e votave.


(Kosova Sot Online)