Ky është numri i votave që i mori partia e Milaim Zekës

  • 07 October 2019 - 01:34
Ky është numri i votave që i mori partia e Milaim Zekës

Ish-deputeti Milaim Zeka ka hyrë në këto zgjedhje me partinë e tij të krijuar në qershor të këtij viti. Rezultatet preliminare tregojnë se Zeka nuk do të jetë edhe njëherë në Kuvend dhe askush nga partia e tij.

Tashmë janë numëruar mbi 95 për qind të votave, e Partia Euratlantike është shumë larg arritjes së pragut që garanton hyrjen në Kuvend.

Në rezultatet që i ka publikuar para pak çasteve Komisioni Qendror Zgjedhor, PEK ka fituar 0.13 për qind të votave të përgjithshme.

Partia e Zekës që ka pasur një listë zgjedhore me 45 kandidatë ka fituar 1009 vota.

Nga rezultatet preliminare po prin Lëvizja Vetëvendosje me 25.79 për qind të votave, e pas saj është LDK’ja me 24.99 për qind të votave.

E treta është PDK’ja me 21.28 për qind të votave, e koalicioni AAK-PSD ka marrë 11.56 për qind.

Koalicioni Nisma – AKR është nën prag, pasi deri tash ka 4.94 për qind të votave, ndërsa Lista Srpska ka fituar në të gjitha komunat me shumicë serbe, duke siguruar 6.32 të votave. 


(Kosova Sot Online)