Akuza e rëndë: Kështu mafio-oligarkët po trashin milionat nga krimi e korrupsioni

  • 07 October 2019 - 08:43
Akuza e rëndë: Kështu mafio-oligarkët po trashin milionat nga krimi e korrupsioni

“Mjerisht ky është edhe një skandal aq delikat e i paturpshëm për mafio-oligarkët Pacolli, sa që është pothuajse e pamundur të kuptohet se si edhe një nënkryetar i kryeqytetit të përfshihet në një aferë të tillë, aferë për të cilën,habit fakti se si nuk kanë nisur deri më tani, hetimet e menjëhershme nga Prokuroria e Kosovës kundër këtyre shkelësve kaq vulgar dhe përdhunuesve matrapaz të ligjit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Pas publikimit skandaloz në medie të audio-incizimit që zbulon një aferë tjetër të radhës, të Rrahim Hashimit, ortakut të biznesmenit dhe nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacollit, e ku shpalosen përpjekjet e grupit të Hashimit, në të cilat e përfshijnë edhe Pacollin, për t`i marrë ryshfet një biznesmeni për t`i aprovuar një kredi të madhe në Bankën Ekonomike, në pronësi të Behgjet Pacollit, ka reaguar analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Qarri e quan absurd faktin që prokuroria nuk vepron në raste të tilla, por mbetet e kapur deri në madje të piramidës nga krimi e korrupsioni.

Qarri thotë se po të kishim shtet të mirëfilltë të së drejtës, aktorët e kësaj afere do të përfundonin në pranga brenda pak orësh, mirëpo këtë veprim nuk e bënë prokuroria që i është nënshkruar ndikimit të politikës dhe krimit e korrupsionit.

“Fakti se mafio-oligarkët milionerë vendor po i shfrytëzojnë institucionet shtetërore si mjet shantazhi për ti trashur milionat e tyre u dëshmua këto ditë edhe në media, me publikimin e audio-incizimeve të një afere tjetër te Rrahim Hashimit, ortakut matrapaz të biznesmenit dhe nënkryetarit sharlatan të Prishtinës, Selim Pacollit. Për aq më keq në këto incizime shpalosen përpjekjet e grupit të Hashimit, në të cilat e përfshijnë edhe Selim Pacollin, për t`i marrë ryshfet një biznesmeni për t`i aprovuar një kredi të madhe në Bankën Ekonomike, në pronësi të Behgjet Pacollit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, është akoma më e rëndë kur në skandal kapet një nënkryetar komune, tek i cili qytetarët është dashur të shohin njeriun që merret me zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme, dhe jo në afera të tilla korruptive.

“Mjerisht ky është edhe një skandal aq delikat e i paturpshëm për mafio-oligarkët Pacolli, sa që është pothuajse e pamundur të kuptohet se si edhe një nënkryetar i kryeqytetit të përfshihet në një aferë të tillë, aferë për të cilën,habit fakti se si nuk kanë nisur deri më tani, hetimet e menjëhershme nga Prokuroria e Kosovës kundër këtyre shkelësve kaq vulgar dhe përdhunuesve matrapaz të ligjit", tha për fund, analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)