Kjo është komuna ku LDK i fitoi gati 50 % të votave

  • 07 October 2019 - 09:25
Kjo është komuna ku LDK i fitoi gati 50 % të votave

Në komunën e Istogut Lidhja Demokratike e Kosovës sipas rezultateve të fundit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë 46.73% të votave.

Qytetarët e Istogut i kanë qëndruar besnik LDK-së edhe në këto zgjedhje të përkohshme. Pas LDK-së renditet koalicioni AAK-PSD me 18.29% të votave ndërsa me përqindje të përafërta renditet LVV-ja dhe PDK-ja.

Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve.

(Kosova Sot Online)