Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet dy amerikanëve e një britaniku

  • 07 October 2019 - 11:54
Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet dy amerikanëve e një britaniku

Instituti “Karolinska” në Stokholm të Suedisë ka njoftuar sot se Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet dy shkencëtarëve amerikanë dhe një shkencëtari britanik. Fituesit e çmimit prestigjioz janë William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza.

Sipas njoftimit zyrtar të këtij instituti, tre shkencëtarët janë përzgjedhur fitues të çmimit të famshëm për shkak të zbulimeve lidhur me ndjeshmërinë dhe përshtatjen e qelizave ndaj pranisë së oksigjenit.

Komiteti i Nobelit gjithashtu tha se zbulimet e këtyre shkencëtarëve e kanë shtruar rrugën për zbulimin e strategjive të reja dhe premtuese në luftën kundër anemisë, kancerit dhe shumë sëmundjeve të tjera.

Si pjesë e fitimit të Çmimit Nobel, tre shkencëtarët do të shpërblehen me nëntë milionë krona suedeze apo rreth 828 mijë euro, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)