Numërimi në KQZ po shkon drejt fundit, Vetëvendosje tani ka mbi 200 mijë vota

  • 07 October 2019 - 12:22
Numërimi në KQZ po shkon drejt fundit, Vetëvendosje tani ka mbi 200 mijë vota

Është duke vazhduar numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të qëndrojë në vend të parë, derisa ka kaluar numrin prej 200 mijë votave.

Saktësisht në votat që janë numëruar deri më tani, VV-ja ka marrë 200374 vota.

Pas Vetëvendosjes, në rend të dytë me pak vota më pak se partia e Albin Kurtit radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK-ja deri më tani ka marrë 194778 vota.

Në rend të tretë, ndërkaq, është partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja. PDK-ja ka marrë 164930 vota.

Në vend të katërt është koalicioni AAK-PSD që ka marrë 90280 vota.

Deri tani janë numëruar 97,80% e votave. Në këto numërime nuk përfshihen votat me kusht dhe votat me postë, si dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në rast se shkohet në këtë përqindje, Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun, derisa VV-ja merr 31 deputetë, LDK-ja 30 deputetë, PDK-ja 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, si dhe komunitetet 20 deputetë.

Image

(Kosova Sot Online)