LDK-së i vjen goditja e parë: Kështu duhet të veprojë me Vetëvendosjen, përndryshe...

  • 07 October 2019 - 13:44
LDK-së i vjen goditja e parë: Kështu duhet të veprojë me Vetëvendosjen, përndryshe...

“Tani më pas publikimit të këtij rezultati, që është shumë i ngushtë mes VV-së dhe LDK-së, edhe LDK-ja do të duhej të vetë korrigjohet LDK-ja pasi që kësaj radhe fituan, duke premtuar se do ti heqin monopolet kriminale të Devollëve, gjë që nuk arritën ti bëjnë në mandatin e kaluar, nuk arritën ta bëjnë as partnerët në qeverisjen e kaluar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Derisa është akoma në proces numërimi dhe publikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, sipas të cilave fituese janë dy subjektet politike opozitare, Vetëvendosje dhe LDK, analistët politikë kërkojnë që pas fjalës së sovranit popull, edhe partitë politike ta marrin seriozisht reformimin dhe ristrukturimin e tyre.

Kjo ka të bëjë veçmas me LDK-në, që sipas rezultatit në vazhdim vazhdon të jetë parti e dytë e radhitur pas VV-së, me një rezultat tepër të ngushtë.

Analisti politik, Dardan Grapci thotë se ky subjekt politik, pra LDK, duhet të futet shpejtë në ndryshime të thella, sepse ndryshe mundë të rrezikohet nëse nuk lirohet nga disa figura të cilat në të kaluarën e kanë dëmtuar, duke bërë gabime të mëdha në drejtimin e politikës.

Image
Dardan Grapci

“Edhe nëse del fituese, duhet të mos përsëritë gabimin siç e ka bërë në ish-qeverisjet e mëparshme, duke marr në koalicion parti të inkriminuara në krim të organizuar, të cilët iu shërbyen në tërësi nëntokës kriminale e në asnjë moment qytetarëve. Tani më pas publikimit të këtij rezultati, që është shumë i ngushtë mes VV-së dhe LDK-së, edhe LDK-ja do të duhej të vetë korrigjohet LDK-ja pasi që kësaj radhe fituan, duke premtuar se do ti heqin monopolet kriminale të Devollëve, gjë që nuk arritën ti bëjnë në mandatin e kaluar, nuk arritën ta bëjnë as partnerët në qeverisjen e kaluar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci po e konsideron tani sfidë serioze korrigjimin dhe vetëpastrimin e LDK-së, e cila sipas tij, ka devijuar që nga vdekja e Presidentit historik Ibrahim Rugova. 

“Kjo ndryshoi me vdekjen e Dr. Ibrahim Rugoves, sepse në krye të LDK-s u futën njerëz me prapavija kriminale dhe komuniste, siç është Isa Mustafa, drejtimin e partisë e mori në dorë fillimisht Fatmir Sejdiu, por s’ka kaluar shumë kohe dhe u larguar nga pozita për të kandiduar për President. Eci si eci ashtu dhe i fitoj si i fitoj zgjedhjet e kaluara çka ka mundur me forcën e vetë, sepse Isa Mustafa ia bllokonte rrugët duke bërë pazare të ndyta me militantët e partive tjera opozitare. Tani në këto zgjedhje Isa Mustafa e ka parë që nëse kandidon ai personalisht, ose dikush tjetër, LDK-ja do humbe, por ja që e propozon për kandidate Vjosa Osmanin dhe u forcua dukshëm si subjekt serioz politik, sado që po flitet se e ka dominuar zonjën Osmani që të mund ti jep urdhra të cilat vetë, për disa punë që nuk ka mundur deri më tani për ti realizuar vetë”.

‘Konsideroj se tani është koha që LDK-ja duhet të pastrohet thellësisht, duhet që së pari ta largoj nga posti dhe nga partia Isa Mustafën, të lodhur e të shpenzuar, ndryshe edhe nëse ndodhë që fitorja të kthehet në favor të LDK-së, pas përfundimit të plotë të rezultateve, Vjosa Osmani do të jetë vetëm kryeministre e ardhshme kukull e Kosovës, dhe situata politike dhe ekonomike do të jetë e njëjtë”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)