Arrestohet në Iran ylli i Instagramit, akuzohet për blasfemi

  • 07 October 2019 - 15:21
Arrestohet në Iran ylli i Instagramit, akuzohet për blasfemi

Është arrestuar në Iran një grua e cila është bërë e famshme përmes Instagramit, pas ndryshimit drastik të pamjes së saj përmes operacioneve plastike, shkruan The Guardian.

Ylli i rrjeteve sociale e njohur me emrin Sahar Tabar u arrestua me urdhër të gjykatës, derisa, po përballet me akuza për blasfemi, nxitje të dhunës, fitim të të ardhurave përmes mjeteve të papërshtatshme si dhe inkurajim të të rinjëve për korrupsion.

Tabar u bë virale në internet vitin e kaluar kur në Instagram publikoi disa fotografi të saj, që tregonin si kishte ndryshuar pas operacioneve plastike.

Shumica e fotografive dhe videove që janë shpërndarë me 26.800 ndjekësit e saj janë bërë me qëllim që e njejta të tregojë se si ka ndryshuar përmes operacioneve për t’i përngjarë yllit të Hollivudit Angelina Jolie.

Në disa fotografi e njejta shihet edhe e veshur me hixhab.

Kirurgjia kozmetike është jashtëzakonisht e popullarizuar në republikën islame, derisa, me mijëra operacione bëhen çdo vit.

(Kosova Sot Online)