“Debakli” i rëndë i Shpend Jahtit!

  • 07 October 2019 - 15:25
“Debakli” i rëndë i Shpend Jahtit!

“Lidhja e koalicionit parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit, me kryetarin më dështak në komunën e Prishtinës në 20 vjetët e fundit, i lidhur me nëntokën kriminale dhe oligarkët e bizneseve të inkriminuara. Me siguri AAK-ja si e vetme do të arrinte rezultate më të mirë si e vetme në zgjedhje, për çka koalicioni PSD-në, asaj ia dha goditjen më të rëndë në këto 12 vjetët e fundit", ka thënë Zeqa për "Kosova Sot Online".

Dje u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, në këto zgjedhje kanë shkuar së bashku edhe koalicione si Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.

Në zgjedhjet të cilat u mbajtën të dielën, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Social Demokrate, përjetoi një debakël të madh, duke marr vetëm 11% të votave.

E sipas analistëve, lidhja e koalicionit me Shpend Ahmetin, është ajo që e ka dëmtuar më së shumti Ramush Haradinajn, duke i dhënë një goditje të rëndë ish kryeministrit. 

Analisti politik, Florim Zeqa tha për “Kosova Sot Online” se ndëshkimi i AAK-së në zgjedhjet e 6 tetorit i erdhi për dy arsye të ndryshme.

Image
Florim Zeqa

"E para, ndëshkimi i Haradinajt në këto zgjedhje i erdhi për shkak të dëmit që i shkaktoi vendit me votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, me vendimin e pa menduara mirë me ngritjen e pagave për kabinetin qeveritarë, mungesën e liberalizimit të premtuar të vizave për qytetarët dhe ngurtësisë së tij në vendimin për taksën ndaj Serbisë, e cila ndikojë negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me miqtë tradicional të saj", tha Zeqa për "Kosova Sot Online".

Ndërsa, sipas Zeqës ndëshkimi i dytë është edhe lidhja e koalicionit parazgjedhor me PSD-në.

"E dyta, e mbase jo më pak e rëndësishme, është edhe lidhja e koalicionit parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit, me kryetarin më dështak në komunën e Prishtinës në 20 vjetët e fundit, i lidhur me nëntokën kriminale dhe oligarkët e bizneseve të inkriminuara. Me siguri AAK-ja si e vetme do të arrinte rezultate më të mirë si e vetme në zgjedhje, për çka koalicioni PSD-në, asaj ia dha goditjen më të rëndë në këto 12 vjetët e fundit", ka përfunduar Zeqa për "Kosova Sot Online".

Ndryshe, në zgjedhjet e djeshme sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosja është radhitur e para në nivel vendi, derisa pas saj me një diferencë jo të madhe është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës.

(Kosova Sot Online)