Gjykata e urdhëron Trump-in që t’i japë dokumentet për kthimin e taksave

  • 07 October 2019 - 16:02
Gjykata e urdhëron Trump-in që t’i japë dokumentet për kthimin e taksave

Gjykatësi federal amerikan, Victor Marrero, e ka refuzuar vendimin e presidentit Donald Trump për të mos i publikuar dokumentet e kthimit të taksave në lidhje me një hetim të shtetit të Nju Jorkut. Vendimi erdhi pasi avokatët e liderit të shtetit kishin thënë se pozita politike e tij i jep imunitet ndaj çfarëdo hetimi.

Në vendimin me 75 faqe, gjykatësi Marrero tha se nuk mund ta pranojë një vlerësim kaq kategorik dhe kaq të pakufizuar të imunitetit presidencial nga proceset gjyqësore.

Ndryshe, prokurori i Manhattan-it, Cyrus Vance Jr, ka kërkuar qasje në dokumentet e kthimit të taksave si pjesë e hetimit për përfshirjen e organizatës “Trump” në dhënien e parave për dy gra në mënyrë që ato të mos flasin lidhur me aferat e tyre me presidentin amerikan.

Vendimi i gjykatës ua mundëson autoriteteve që ta kërkojnë historikun e kthimit të taksave personale të presidentit dhe të kompanive të tij në tetë vjetët e fundit.

Në anën tjetër, avokatët e kreut të Shtëpisë së Bardhë kanë lënë të kuptohet se do të paraqesin ankesë ndaj këtij vendimi, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)