Shkon i plagosur në spital me plagë thike, policia arreston 55-vjeçarin, çfarë ndodhi mbrëmë në këtë qytet...

  • 07 October 2019 - 17:32
Shkon i plagosur në spital me plagë thike, policia arreston 55-vjeçarin, çfarë ndodhi mbrëmë në këtë qytet...

Një tjetër person ka mbetur i lënduar me plagë thike, në një ngjarje që ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës në qytetin e Vlorës.

Policia ka arrestuar sot në flagrancë pronarin e lokalit, shtetasin  A.J., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

NJOFTIMI

Gjatë orëve të mbrëmjes në Spitalin Rajonal të Vlorës ka mbërritur i dëmtuar shtetasi G.Ll., 46 vjeç, i cili dyshohet të jetë plagosur me mjet prerës në një lokal pranë lagjes “Partizani”.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

(Kosova Sot Online)