A ka më bastione? LDK’ja në Fushë-Kosovë shumë pak larg Vetëvendosjes

  • 07 October 2019 - 19:16
A ka më bastione? LDK’ja në Fushë-Kosovë shumë pak larg Vetëvendosjes

Ka përfunduar numërimi 100 për qind i votave në Fushë -Kosovë dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i ka publikuar rezultatet preliminare në këtë komunë.

Në komunën ku Lidhja Demokratike e Koosvës fiton zgjedhjet bindshëm dhe ato lokale pa balotazh, rezultati nuk e tregon më një siguri të madhe të LDK’së.

Në Fushë-Kosovë janë numëruar 100 për qind të votave dhe rezultatet preliminare e qesin LDK’në fituese, por me shumë pak dallim nga Lëvizja Vetëvendosje.

LDK’ja ka marrë  5275 vota ose 30.8 për qind, ndërsa VV është menjëherë pas saj me 5019 vota, që i bie 29.31 për qind.

E treta në këtë komunë të vogël ka dalë PDK’ja me 18.29 për qind, ndërsa koalicioni AAK-PSD me 5.90 për qind.

Ndryshe, në nivel vendi janë numëruar 98.15 për qind e votave, e në rezultatet e deritanishme prin Vetëvendosje me 25.56 për qind të votave, e pas saj është LDK me 24.87 për qind të votave. 

Image

(Kosova Sot Online)