Mbyti foshnjën që lindi në tualet dhe e hodhi në plehra… gjykata liron nga burgu 19 vjeçaren shqiptare

  • 07 October 2019 - 20:48
Mbyti foshnjën që lindi në tualet dhe e hodhi në plehra… gjykata liron nga burgu 19 vjeçaren shqiptare

Një Gjykatë në shtetin grek ka lënë të lirë 19 vjeçaren shqiptare që mbyti foshnjën e saj të porsalindur ndërsa trupin ia hodhi në mbeturina.

Në Athinë gjykata vendosi t’i heqë dënimin me 5 vite burg 19 vjeçares duke e liruar me kusht. 19 vjeçarja është shpallur fajtore për krimin, por është lënë jashtë burgut duke marrë parasysh rrethanat dhe moshën e saj të re.

Vajza e lindi fëmijën në tualetin e banesës së saj dhe e mbyti foshnjën me kordonin umbelikal (kërthizës). Më tutje trupin e pajetë ia dha nënës për ta hedhur.

Edhe nëna e 19 vjeçares u dënua me 1 vit burg por u lirua me kusht njëlloj si e bija. Ngjarja e rëndë ndodhi vitin e kaluar dhe foshnja e vrarë ishte e seksit mashkull.

(Kosova Sot Online)