Vjen paralajmërimi për Vetëvendosjen: Ja çka duhet të ketë kujdes, ose përsëritet skenari...

  • 08 October 2019 - 07:47
Vjen paralajmërimi për Vetëvendosjen: Ja çka duhet të ketë kujdes, ose përsëritet skenari...

“Rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit janë një tregues i mirë se qytetarët e vendit dinë të reflektojnë me votën e tyre ndaj gabimeve të partive politike. Pavarësisht rezultatit final, edhe nëse VV-ja del fituese e zgjedhjeve, derisa po prin me rezultatin dhe fitorja po duket e qartë dhe e sigurt, duhet të vetëkorrigjohet dhe reformohet nga brenda. Kjo i bie që assesi të mos i përsëritë gabimet e së kaluarës në komunën e Prishtinës, siç kishte bërë me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun e të tjerët si këta, të cilët iu shërbyen në tërësi nëntokës kriminale e në asnjë moment qytetarëve”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Fitorja e lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas analistëve politikë duhet të përcillet edhe me veprime të tjera në bërjen e qeverisë së re, veprime të cilat do të dëshmojnë seriozitetin dhe sinqeritetin e këtij subjekti politik, karshi zotimeve të dhëna para qytetarëve për shtet të së drejtës dhe luftë kundër krimit e korrupsionit.

Image
Florim Zeqa

Sipas analistit politik, Florim Zeqa marrja e besimit për të qeverisur me vendin nga ana e sovranit të votës, është një përgjegjësi e madhe për këtë subjekt politik, dhe duhet pasur tepër kujdes që të mos përsëritë gabimin siç e ka bërë në komunën e Prishtinës, me Shpend Ahmetin,Dardan Sejdiun e të tjerët, të cilët ju shërbyen vetëm për interesin e nëntokës kriminale, e në asnjë moment në shërbim të qytetarëve.

Analisti Zeqa kërkon masa vetëpastrimi i vetëkorrigjimi, të cilave duhet të ju nënshtrohet VV-ja tani si subjekt politik qeverisës me vendin së bashku me partnerët.

Aq me tepër kërkohet ky veprim pasi që kësaj radhe fituan, vetëm pasi që iu larguan nga partia një pjesë e krimit të organizuar, në krye me Dardan Sejdiun dhe Shpend Ahmetin.

“Rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit janë një tregues i mirë se qytetarët e vendit dinë të reflektojnë me votën e tyre ndaj gabimeve të partive politike. Pavarësisht rezultatit final, edhe nëse VV-ja del fituese e zgjedhjeve, derisa po prin me rezultatin dhe fitorja po duket e qartë dhe e sigurt, duhet të vetëkorrigjohet dhe reformohet nga brenda. Kjo i bie që assesi të mos i përsëritë gabimet e së kaluarës në komunën e Prishtinës, siç kishte bërë me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun e të tjerët si këta, të cilët iu shërbyen në tërësi nëntokës kriminale e në asnjë moment qytetarëve”, tha analisti politik Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, kreu i VV-së, Albin Kurti tanimë nga lideri i një subjekti politik, është ngritur në lider shtetit, dhe duhet të lirohet nga ato ngarkesa e vijave të kuqe ideologjike dhe programore, inatqore, që më herët i vendoste kundër atij e këtij subjekti politik,

“Dhe duhet të reflekton me lidership politik në interes të shtetit, por vetëm duke insistuar në pastërti të figurës së personalitetit dhe në drejtësi. Përtej kësaj, lideri i VV-së, Albin Kurti, me votat e marra nga qytetarët e vendit është ngarkuar me përgjegjësi shtetërore, gjegjësisht me përgjegjësi prej lideri shtetërorë i cili nuk guxon të mbetët peng i vijave programore të subjektit që drejton dhe përcaktimeve ideologjike, për shkak se ngurtësia e tij në këto aspekte mund të reflektojë me dëme të pariparueshme për vendin, siç ishte rasti me kryeministrin Haradinaj në qeverisjen e tij dy vjeçare”, përfundoi analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)