Dhimbja e babait me kancer: I premtova djalit se do t’i rrija afër përjetë!

  • 08 October 2019 - 08:59
Dhimbja e babait me kancer: I premtova djalit se do t’i rrija afër përjetë!

36 vjeçari, Paul Hill ka pasur sëmundjen e kancerit për 5 vite rresht por pa asnjë simptomë e cila do ta ndihmonte për diagnostikim më herët.

Çdo prind ëndërron ta sheh duke u rritur fëmiun e tij. Por, fatin e njëjtë nuk do ta ketë Hill pasi që sëmundja e tij është në fazën e 4-të, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Vetëm një vit pasi lindi djali i tij, Pavlit iu dha lajmi shkatërrues se ai ka kancerin e stomakut në fazën 4.

Mjekët i thanë atij se pavarësisht që nuk kishte simotoma, sëmundja e tij gradualisht është zhvilluar për rreth 5 vite.

Tani, kanceri ka përparuar në masë të madhe dhe është shumë vonë për tu operuar.

Pali tani po mundohet t’i inkurajojë të gjihë që të jenë më vigjilentë për shenjat e sëmundjes dhe të mbledhin fonde për trajtimin potencialisht të shpëtimit të jetës imunoterapisë në SH.B.A.

“Unë u zotova se do të ishta gjithmonë atje për të, edhe kur mësova për sëmundjen, vazhdova ta mbajë premtimin. Unë i premtova atij se do të rrija dhe do të isha pranë tij për ta parë se si rritej”, ka thënë babai i dëshpëruar.

(Kosova Sot Online )