E vjedh në Vushtrri veturën me vegla pune brenda, arrestohet në Klinë

  • 08 October 2019 - 09:52
E vjedh në Vushtrri veturën me vegla pune brenda, arrestohet në Klinë

Hetuesit policorë në Vushtrri e kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Arrestimi i të dyshuarit 19 vjeçarit E. Sh. është bërë në qytetin e Klinës mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti gjatë natës në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri ka vjedhur një veturë brenda së cilës kishte vegla të ndryshme pune.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur vetura e vjedhur si dhe veglat e punës, ku pas procedurave të nevojshme verifikuese vetura i është kthyer pronarit.

Ndërsa, pas procedurave intervistuese të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.

(Kosova Sot Online)