Mbreti i Suedisë largon pesë nipër e mbesa nga rezidenca mbretërore

  • 08 October 2019 - 10:19
Mbreti i Suedisë largon pesë nipër e mbesa nga rezidenca mbretërore

Mbreti suedez, Carl Gustaf, i ka larguar nga rezistenca mbretërore pesë nipër e mbesa. Vendimi i mbretit do të thotë që këta fëmijë nuk e gëzojnë më titullin e lartë mbretëror dhe nga ta nuk do të kërkohet që të kryejnë detyra zyrtare dhe mbretërore.

Sidoqoftë, ata do të mbesin anëtarë të familjes mbretërore dhe do t’i gëzojnë titujt e dukës dhe dukeshës. Ky ndryshim nuk i prek as dy pasardhësit e mbretit, të cilët janë në vijë të drejtpërdrejtë me fronin e tij.

Analistët thonë se ky vendim e pasqyron një pikëpamje të gjerë se nuk ka nevojë të paguhen aq shumë anëtarë të familjes mbretërore për kryerjen e shërbimeve zyrtare.

Përpos lirimit nga detyrat zyrtare, nipërit dhe mbesat e mbretit, të cilët janë nga mosha 1 deri 5-vjeçare, nuk do ta marrin më shumën vjetore të taksapaguesve, e cila u jepet anëtarëve të rezidencës mbretërore.

Eksperti i familjeve mbretërore, Roger Lundgren, tha se ky vendin erdhi pas hulumtimit të hollësishëm të rritjes së anëtarëve të familjes mbretërore. Ai tha se mbreti ka marrë masa për ta zgjidhur këtë çështje dhe e krahasoi atë me familjen mbretërore të Uellsit, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)