Në Gjakovë shfaqen dyshimet për vota të manipuluara

  • 08 October 2019 - 10:23
Në Gjakovë shfaqen dyshimet për vota të manipuluara

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), raportohet se në Gjakovë ka gjithsej 41926 nënshkrime në LPV, ndërsa 42049 është numri i fletëvotimeve brenda kutisë së votimit, gjë që nuk përputhet me numrin e nënshkrimeve.

KQZ ende nuk ka përfunduar numërimin e votave, ku deri më tani janë numëruar 98,47% të votave, ndërsa kanë mbetur edhe 39 vendvotime pa u numëruar.

Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës numri i nënshkrimeve në LPV është 821444, ndërsa fletëvotimet brenda kutisë së votimit 818002, gjë që është çdo gjë e përputhur me nënshkrime dhe fletëvotime.

Mirëpo në Gjakovë situata qëndron ndryshe. Në këtë qytet në votime kanë dalur 36,11% e qytetarëve nga 116.651 votues të regjistruar.

Në këtë qytet numri i nënshkrimeve në LPV dhe numri i fletëvotimeve brenda kutisë nuk përputhen fare, shkruan media. Në LPV ka 41926, ndërsa 42049 është numri i fletëvotimeve brenda kutisë së votimit.

Një gjë e tillë nuk është e mundur dhe nuk dihet nëse në këtë qytet ka pasur manipulim të votave, të paktën as nuk është raportuar për diçka të tillë.

Në Gjakovë janë numëruar 99,30% e votave dhe nga këto vota të numëruara del se është duke prirë koalicioni AAK-PSD me 34,37%, më pas Vetëvendosje me 30,47%, LDK me 18,05% rradhitet e treta, PDK ka 9,02%, NISMA-AKR-PD ka marrë 2,79%, ndërsa subjektet tjera 4,75%.

(Kosova Sot Online)