Thirrja e prerë: Ja çfarë duhet të bëjë Albin Kurti pas fitores

  • 08 October 2019 - 11:23
Thirrja e prerë: Ja çfarë duhet të bëjë Albin Kurti pas fitores

“Si lider shtetëror dhe partiak, si emblemë që ka marr shumicën e votuesve të Kosovës që dolën në këto zgjedhje, Albin Kurti nuk duhet të lejon që të ndodhë “rastësia” dhe eventualisht të përsëritet ndonjë gabimin siç e ka bërë në komunën e Prishtinës, me Shpend Ahmetin,Dardan Sejdiun, e të gjithë të tjerët nga ky grup kriminal interesi, të cilët i shërbyen vetëm nëntokës kriminale”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Fitorja e madhe që korri Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, sipas analistëve politikë është edhe një meritë e madhe e pastrimit të këtij subjekti politik që ndodhi me rastin e daljes së grupit të Shpend Ahmetit, i cili me deputët mbështetës të tij e morën me “qira” një subjekt politik, i cili veç ishte i regjistruar në KQZ, por kishte dështuar vazhdimisht të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës, e kjo ishte PSD-ja e Kaqusha Jashri.

Image
Ragip Guraziu

Sipas analistit politik, Ragip Guraziu qytetarët e Prishtinës dhe gjithandej në Kosovë, duke hetuar prapaskenat e lidhjes së Shpend Ahmetit me krimin e organizuar, krijuan një besim akoma më të madh tek lideri i VV-së, Albin Kurti dhe pjesa tjetër e strukturës politike besnike ndaj tij, andaj në këto zgjedhje e shpërblyen me votë, duke besuar se alternativa e vetme për ta luftuar krimin e korrupsionin, tash për tash është tek qeveria e re që do të udhëhiqet nga VV-ja në partneritet me LDK-në.

Kështu vlerëson analisti politik, Ragip Guraziu sipas të cilit është hera e parë në historikun e zgjedhjeve të Kosovës, që sovrani me votën e tij ndëshkon me plotë meritë politikën e korruptuar. 

“Është shumë e sigurt që janë gabimet e Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut e të tjerëve,ma vonë edhe largimi i tyre nga Vetëvendosje që ,sollën fitoren e VV-së dhe Albin Kurtit. Dhe kjo ishte një arsyeje më pse bindëse pse sovrani, pas 6 tetorit, vendosi në këto zgjedhje parakohshme parlamentare, që të përcaktohet për alternativën e vetme të besueshme deri më tani, për VV-në në krye me Albin Kurtin e nominuar nga ky subjekt politik, për kryeministër,dhe largimin e tij për dy mandate rresht nga opozita, ngritjen në pozitë për të qeverisur vendin”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, edhe publikimi i rezultateve në nivel komunash, e ku Shpend Ahemti del me vota të pakta, sidomos në komunën e Prishtinës, flet më së miri se çfarë dëmi i ka sjellë ai kryeqytetit në këto dy mandate te keq qeverisjes. Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, së bashku me AAK-në në kryeqytet kanë marrë gjithsejtë 7167 vota, sipas raportit preliminar të KQZ-së. Që do të thotë se janë vota të cilat nuk dihet akoma nëse garantojnë mjaftueshëm mandatin e një deputeti.

“Prandaj edhe largimi i tij nga VV-ja e ka rritur besimin tek pjesa e mbetur e VV-së me Albin Kurtin, për ta sfiduar kështu edhe LDK-në dhe subjektet tjera politike. Qytetarët e irrituar dhe zhgënjyer maksimalisht nga keq qeverisja e Shpend Ahmetit, e ndëshkuan rëndë Shpend Ahmetin në këto zgjedhje për shkak të lojës dyfytyrëshe që po luan ai tash e një kohë të gjatë, duke menduar vetëm për interesin e tij personal. Ai njëherë kandidoi për deputet të VV-së dhe nuk e mbajti atë pozitë por siguroi vetëm disa vota, pastaj u largua nga VV-ja me atë grupin e deputetëve rebel dhe u strehuan në partinë politike të dështuar, të Kaqusha Jasharit, në PSD, për tu bërë kështu bisht i koalicionit PAN. Dhe kështu hap pas hapi u afruan aq shumë me PAN-in sa që Shpend Ahmeti shkoi edhe në ekipin për bisedime dhe e la pozitën e kryetarit të Prishtinës në harresë. Tani paturpësia arriti kulmin dhe për ta ruajtur bashkëpunimin me PAN-in ai hyri në koalicion parazgjedhor me AAK-në, vetëm e vetëm që të mos turpërohet tërësisht dhe të mbetet jashtë ulëseve të Kuvendit, pa mundësinë e kalimit të pragut zgjedhor”, shtoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Guraziu konsideron se tani Albin Kurti e ka edhe një shans tjetër për ta rritur besimin tek qytetarët e Kosovës, me performancën që do të tregojë në qeverisjen qendrore, duke e pastruar Vetëvendosjen nga të gjithë ata që nuk i kanë duart e pastra, dhe mundë të paraqesin rrezik potencial për ndërlidhje me krimin e korrupsionin, sikur ishte rasti i Shpend Ahmetit dhe mbështetësve të tij.

“Ne duhet ta kujtojmë që Albin Kurti vet e zbuloi hajnin dhe korrupsionin e Shpend Ahmetit, madje jo rastësisht e pati ngritur si çështje alarmante në Kuvendin e Kosovës aferën e qumështit me Devollët, që në mënyrë direkt ishte goditja e parë kundër Shpend Ahmetit dhe lidhjet e tij me krimin e organizuar. Duke u bazuar në këtë finesë të vogël por që pati domethënie të madhe, edhe tani kur VV-ja po del fituese, duhet të jetë shumë e kujdesshme në veprimet që e presin përpara për formimin e qeverisë së re. Si lider shtetëror dhe partiak, si emblemë që ka marr shumicën e votuesve të Kosovës që dolën në këto zgjedhje, Albin Kurti nuk duhet të lejon që të ndodhë “rastësia” dhe eventualisht të përsëritet ndonjë gabimin siç e ka bërë në komunën e Prishtinës, me Shpend Ahmetin,Dardan Sejdiun, e të gjithë të tjerët nga ky grup kriminal interesi, të cilët i shërbyen vetëm nëntokës kriminale. Kjo është një arsye me madhe pse kërkohet që tani të vetë korrigjohet VV-ja pasi që kësaj radhe fituan bindshëm në këto zgjedhje, vetëm pasi që u pastruan si subjekt politike me largimin nga partia të asaj pjese që ishte njollë e zezë krimit të organizuar, në krye me Dardan Sejdiun dhe Shpend Ahmetin dhe Dardan Molliqajn”, përfundoi analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)