Tenton t’ia marr fëmijën me zor, arrestohet

  • 08 October 2019 - 12:16
Tenton t’ia marr fëmijën me zor, arrestohet

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dje në Gllogoc një person të dyshuar pasi që i njëjti ka tentuar që ta marr fëmijën tetë vjeç nga një grua.

Sipas Policisë i dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur shenja që është me probleme psikike dhe i njëjti është dërguar në neuropsikiatri në Qendrën Klinikë Universitare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)