Zafir Berisha ankohet se NISMA është dëmtuar në Prizren, ky është postimi

  • 08 October 2019 - 12:36
Zafir Berisha ankohet se NISMA është dëmtuar në Prizren, ky është postimi

Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Zafir Berisha ka thënë se edhe në këto zgjedhje ka pasur probleme që sipas tij janë të okrestruara. Sipas Berishës, votat e NISMËS nga disa qendra votimi në Prizren i janë bartuar një partie tjetër.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se mos procesimi i rezultateve nga qendrat votuese në Billushë, Vlashnje e Petrovë në ëeb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po bëhet me qëllim për të iu dhënë material atyre që nuk janë ndalur duke folur rreth NISMA’s.

“Bartja e votave në qendrën votuese 2042 A, 2001A në qendra tjeta votuese në Prizren nga Nisma me nr.122 në subjektit nr.121 është tregues se dikushë është i interesum të krijoi opinion të gabuar me vetëdije”, ka shkruar Berisha.

 

Edhe pse dita zgjedhjeve nuk është përciellë me parregulësi si nga e kaluara, ato nuk kaluan edhe pa probleme që po delë...

Posted by Zafir Berisha on Tuesday, October 8, 2019

 

(Kosova Sot Online)