Më të votuarit e PDK-së në Podujevë, dështon keq Remi

  • 08 October 2019 - 12:45
Më të votuarit e PDK-së në Podujevë, dështon keq Remi

Kadri Veseli është kandidati më i votuar nga lista e PDK-së në Podujevë. 4552 vota ka marrë i pari i partisë në Llap.

Femra më e votuar në Podujevë është Floretë Zejnullahu me 3631 vota.

Zhgënjim total ka pësuar Rrustem Mustafa që në qytetin e tij renditet si më i votuari në pozitën e katërt, pas Fahri Osmanit që ka 3036 vota.

Remi ka siguruar vetëm 2632 vota. Naim Fetahu me 2024 e Ismet Avdullahu me 1551 vota përmbyllin top 6-n.

(Kosova Sot Online)