Shqiptari humb jetën në vendin e punës

  • 08 October 2019 - 13:20
Shqiptari humb jetën në vendin e punës

Shqiptari, sic tregojne shoket e punes, ishte duke punuar në ngarkimin e disa objekteve të betonit në bordin e një kamioni, kur, u godit nga një vinç.

Nga informacioni i parë i mbledhur nga Karabinierët dhe inspektorët, ai u gjet nga shoket i goditur dhe ne gjendje shume te rende. Ndihma qe iu dha ne vend ishte e kote, pasi plaget e marra ishin te renda dhe ai nuk shpetoi dot.

Aleksander Thani ishte me origjinë shqiptare. Ne Genola krijoi familjen ku jetonte prej vitesh dhe la pas gruan Elisabeta dhe dy femije.

Flavio Gastaldi, kryetar i bashkisë ka treguar se “Për ne familja Thani nuk ishte e huaj, por e integruar në mënyrë të përkryer në vend, si prindërit ashtu edhe fëmijët. Lajmi tronditi komunitetin. Shpresoj që sakrifica e Aleksander te jete një paralajmërim për të gjithë botën e punës”.

Ai ka thene se edhe pse rregullat e sigurise jane te rrepta, ndodhin ngjarje te tilla qe u kushtojne jeten punonjesve.

(Kosova Sot Online)