Vetëm 0.55 përqind e votave kanë mbetur pa u numëruar, ky është rezultati aktual

  • 08 October 2019 - 13:54
Vetëm 0.55 përqind e votave kanë mbetur pa u numëruar, ky është rezultati aktual

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka procedurat online gati 100 për qind të votave.

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak vota pa dalë në sistem, rezultati te partitë politike nuk ka pësuar shumë ndryshim.

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të qëndrojë e para në listë me 25.53% të votave, apo 202145 vota.

Pas VV-së radhihet Lidhja Demokratike e Kosovës me 196585 vota, apo 24.83%.

Si parti e tretë ndërkaq është Partia Demokratike e Kadri Veselit e cila ka marrë deri më tani, 21.21% vota apo 167926 vota.

Të katërtit në listë janë koalicioni 100 për qind apo AAK së bashku me PSD-në e Shpend Ahmetit që kanë gjithsej 91292 vota, përkthyer në përqindje marrin 11.53 deputetë.

Me këto vota të numëruara, ndërkaq jashtë Kuvendit të Kosovës po vazhdon të mbetet Nisma Socialdemokrate e cila në zgjedhje garoi në koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit e PD-në.

Deri më tani, koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Limaj ka marrë 39.013 vota, apo 4.93%.

Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe partia FJALA e PEK-u i Milaim Zekës.

Deri më tani pak vota ka marrë edhe koalicioni Sloboda, derisa, Lista Serbe mori 6.64%.

Në këto përqindje nuk përfshihen votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, pasi që të njejtat do të numërohen ditëve në vijim.

(Kosova Sot Online)