Kajtazi: Ata që thonë se LDK i ka fituar zgjedhjet, u ngjajnë serbëve

  • 08 October 2019 - 14:10
Kajtazi: Ata që thonë se LDK i ka fituar zgjedhjet, u ngjajnë serbëve

Fadil Kajtazi, njohësi i çështjeve të sigurisë dhe bashkëshorti i Kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së Lirije Kajtazi, ka deklaruar se LDK nuk i ka fituar këto zgjedhje.

Ai përmes Facebook-ut ka shkruar se ata të cilët thonë se LDK ka fituar këto zgjedhje u ngjajnë serbëve të cilët kanë festuar humbjen në Betejën e Kosovës.

“Ata që po thonë se LDK ka fituar këto zgjedhje, fatkeqësisht ngjajnë me serbët që festojnë Betejen e humbur të Kosovës të vitit 1389”, ka shkruar Kajtazi.

Në zgjedhjet e së dielës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalur partia e dytë pas Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga 99,45% e vendvotimeve që janë numëruar nga KQZ, LDK në nivel vendi ka fituar 24,83% ose 196 mijë e 947 vota.

LDK-ja ka humbur edhe në Gjilan, komunë që qeveriset nga Lutfi Haziri i LDK-së.

Në këtë qytet Vetëvendosje ka dalur partia e parë me 39,75% të votave ose 17 mijë e 864 vota, ndërsa LDK në vendin e dytë ka arritur të marr 27,18% ose 12 mijë e 217 vota.

(Kosova Sot Online)