Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Shpend Ahmetit, ja arsyeja!

  • 08 October 2019 - 14:56
Kërkohet urgjentisht shkarkimi i Shpend Ahmetit, ja arsyeja!

“Nuk di ku ka humbur Shpend Ahmeti, ku po fshihet, as zëri nuk po i ndihet askund. Ai përfundimisht i humbi këto zgjedhje edhe si PSD për Kuvendin e Kosovës por edhe si test për kryetar të komunës së Prishtinës. Nëse bëhemi real dhe e vlerësojmë këtë rezultat skandaloz, me të cilin nuk arriti të siguron në Prishtinë as votën e një deputeti, së bashku me AAK-në, Shpend Ahmeti duhet ta kupton që prej 6 tetorit nuk është as kryetar legal dhe as legjitim në krye të Prishtinës”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë po kërkojnë me ngulëm largimin e Shpend Ahmetit nga pozita e të parit të Prishtinës, pasi që në zgjedhjet e 6 tetorit për Kuvendin e Kosovës, u dëshmua se ai më nuk e ka mbështetjen e qytetarëve të Prishtinës, madje as për mandat të një deputeti.

Image
Ragip Guraziu

Sipas analistit politik, Ragip Guraziu zhgënjimi i madh që e ka përfshirë Shpend Ahmetin, pas marrjes së rezultatit të zgjedhjeve në Prishtinë dhe gjithandej Kosovës, ka bërë që ai të mbyllet për opinionin publik, dhe i mbuluar nga turpi i humbjes të mos komunikojë fare me publikun.

“Nuk di ku ka humbur Shpend Ahmeti, ku po fshihet, as zëri nuk po i ndihet askund. Ai përfundimisht i humbi këto zgjedhje edhe si PSD për Kuvendin e Kosovës por edhe si test për kryetar të komunës së Prishtinës. Nëse bëhemi real dhe e vlerësojmë këtë rezultat skandaloz, me të cilin nuk arriti të siguron në Prishtinë as votën e një deputeti, së bashku me AAK-në, Shpend Ahmeti duhet ta kupton që prej 6 tetorit nuk është as kryetar legal dhe as legjitim në krye të Prishtinës”, deklaroi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, secili qytetar prishtinas e ka pasqyrën reale të gjithë mandatit qeverisës në Prishtinë, dhe ky rezultat për Shpendin ka qenë edhe i pritshëm. 

“Për mendimin tim, edhe si njohës i zhvillimeve të përgjithshme por edhe si qytetar, banor i Prishtinës, ishte i pritshëm ky rezultat skandaloz i Shpend Ahmetit dhe klikës së tij. Prishtina dhe tërë Kosova ia dhanë Kartonin e kuq kryetarit Shpend Ahmeti dhe klikës së tij me Dardan Sejdiun e shumë të tjerë. Kjo është një vrasje politike për Shpend Ahmetin dhe vartësit e tij, vrasje që e morri nga populli dhe kështu ai po vdes politikisht. Këtë ndëshkim, sipas mendimit tim, Shpend Ahmeti e ka merituar sepse për plot 6 vjet ishte i zhytur mes zhvatjesh, hajnive dhe krimit të organizuar në komunën e Prishtinës”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Madje ai vlerëson se me këtë ndëshkim vote, edhe disponimi qytetar për ta shkarkuar atë është i këtij niveli.

“Në rast se e parashtrojmë këtë pyetje; se a duhet urgjentisht të shkarkohet Shpend Ahmeti, përgjigjja do jetë kështu nga të gjithë: Po, duhet të shkarkohet sa më shpejtë! Tani po shihet ashiqare që ky rezultat negativ që e mori në këto zgjedhje Shpend Ahmeti me klikën e tij është edhe fundi politik i Shpend Ahmetit dhe klikës së tij”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Ndëshkimi me votë kundër Shpend Ahmetit dhe grupit, sipas Guraziut është edhe një argument për prokurorinë e shtetit, për arsyetimin e dosjeve që janë dorëzuar aty me denoncimet për krim e korrupsion e abuzim me ligjin.

“Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar dhe hezituar prokuroria speciale, për ngritjen e kallëzimeve penale kundër Shpend Ahmetit dhe klikës së tij, për të gjitha ato dosje për krimi të organizuar që kanë për protagonist Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun dhe klikën e tyre të lidhur me mafien e ndërtimit në Prishtinë, dosje këto të mbyllura në fiokat e prokurorisë speciale. Është tash koha që të çilen këto fioka dhe të vepron ligji”, përfundoi Guraziu për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)